Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama përuron bunkerin kushtuar viktimave të komunizmit, ish-të përndjekurit protestojnë

Rama përuron bunkerin kushtuar viktimave të komunizmit, ish-të përndjekurit protestojnë
November 19
13:10 2016

Ditën e sotme, kryeministri Rama ka përuruar hapjen e bunkerit të komunizmit pranë Ministrisë së Brendshme, “Bunk’Art 2”, një muze kushtuar viktimave që vuajtën terrorin komunist. Jashtë ambienteve, ish-të përndjekurit kanë zhvilluar protesta. Që prej nisjes së punimeve për ndërtimin e këtij bunkeri, të përndjekurit kanë qenë kundër.

Gjatë protestës së 8 dhjetorit, protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike dhe ish-të përndjekurit e kanë djegur dhe shkatërruar pjesën e sipërme të bunkerit. Ata e kanë parë rindërtimin dhe hapjen e këtij muzeu të diktaturës si një shprehje nostalgjie të qeverisë aktuale për komunizmin. Ish-të përndjekurit kanë protestuar  me një pankartë që ngrihej lart nga një dron. Në të shkruhej: “Edvin Kristaq Rama, kërko falje për vrasjen e Havzi Nelës!”/Blitz.al/

droni1-e1479553569767

Komento
Shperndaje