Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama për vizitën e Nuland: Sinjal i SHBA-së për reformën në drejtësi

Rama për vizitën e Nuland: Sinjal i SHBA-së për reformën në drejtësi
July 09
14:51 2016

Gjatë fjalës së tij në Samitin e Varshavës, kryeministri Edi Rama e cilësoi me mjaft rëndësi ardhjen në Shqipëri të zyrtares së lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas tij, ardhja e “zonjës së hekurt” Nuland, është një sinjal mjaft i qartë se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin vendin tonë si dhe reformën në drejtësi.

Kreu i Qeverisë theksoi se ardhja e saj tregojnë ç’mund të fitojnë dhe humbasin shqiptarët nga miratimi ose jo i reformës. Lidhur me këtë të fundit, kryeministri tha se për reformën në drejtësi ka një plan B, dërgimin e reformës në Parlament për ta votuar dhe një plan C, për të cilin Rama tha se preferon mos japë detaje.

“Ardhja e zonjës hekur nga Washingtoni është një tjetër sinjal shumë i rëndësishëm për shqiptarët se çfarë rëndësie të madhe i kushton Shtëpia e Bardhë, çfarë rëndësie i kushton qeveria amerikane reformës në drejtësi dhe se çfarë fitojmë dhe çfarë humbim duke e votuar, ose duke mos e votuar reformën në drejtësi, jo vetëm si ambicie për të përmbysur një sistem të kalbur e për të ngritur një sistem drejtësie që shqiptarët e meritojnë, por dhe në kuptimin se çfarë do të jetë nesër Shqipëria në sytë e SHBA-ve.”, është shprehur ai.