Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama për vdekjen e shqiptarit në Greqi: Do ta ndjekim këtë çështje në çdo instancë

Rama për vdekjen e shqiptarit në Greqi: Do ta ndjekim këtë çështje në çdo instancë
August 16
17:53 2016

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook lidhur me vdekjen e dyshimtë të shqiptarit Pëllumb Marnikollaj në Greqi. Ai shprehet se vendosi të reagojë pas shqetësimit të ngritur nga komentuesit në faqe.

Kreu i qeverisë bën me dije se Ministria e Punëve të Jashtme e ka ndjekur rastin përmes kanaleve zyrtare dhe është urdhëruar kryerja e autopsisë mjeko-ligjore.

“Ministria e Punëve të Jashtme do të vijojë të ndjekë me vëmendje të veçantë rastin dhe kërkon nga autoritetet greke kryerjen e një hetimi të plotë dhe transparent, në respekt të të drejtave të njeriut dhe standardeve ndërkombëtare.

Pala shqiptare mbetet në pritje të rezultateve paraprake të hetimit të nisur dhe bashkëpunimit të plotë të autoriteteve greke, duke rezervuar të gjitha të drejtat për trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Ambasada jonë në Athinë do ta ndjekë në vijimësi këtë çështje në çdo instancë dhe do të vijojë t’i gjendet pranë të afërmve të viktimës”, – shkruan Rama ndër të tjera. /Blitz.al/

Komento