Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama për takimin në Nish: Nuk përzihem në punët e Kosovës

Rama për takimin në Nish: Nuk përzihem në punët e Kosovës
August 19
18:28 2016

Kreu i Qeverisë Shqiptare, Edi Rama, ka reaguar lidhur me njoftimin e bërë paraprakisht nga homologu serb Aleksandar Vuçiç për një takim në të cilin do të merrnin pjesë edhe zyrtarë nga Kosova.

Rama bën me dije zhvillimin e një forumi biznesi që do të organizohet në Nish të Serbisë dhe që planifikohet të shërbejë si pikënisje bashkëpunimi për eliminimin e barrierave tregtare. Ai shpjegon se gjithçka nisi pas një takimi të zhvilluar me Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore Ellen Goldstein dhe me kryeministrin Aleksandër Vuçiç.

Në vijim, teksa sqaron se ç’do të ndodhë në Nish, kryeministri Edi Rama thekson se nuk ka ndërmjetësuar në pjesëmarrjen në nivele të larta të Qeverisë së Kosovës. Ai shprehet se asnjëherë nuk ka bërë ndasi me Kosovën, por nuk përzihet në punët e saj me palë të treta.

“Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë Qeverisë së Kosovës ne raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam parë asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme të Tiranës ndaj Prishtinës”, – është shprehur Rama. Ai ka konfirmuar se në forumin e Nishit do të flitet për të ardhmen e rajonit dhe për mundësitë e kooperimit në fushën e ekonomisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje