Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama për reformën në drejtësi: Të votojmë në emër të Shqipërisë, jo të frikës

Rama për reformën në drejtësi: Të votojmë në emër të Shqipërisë, jo të frikës
July 19
13:16 2016

Në konferencën e paralajmëruar për mediat, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama siguroi se ASHE do të votojë në bllok për të çuar vendin drejt BE-së.

“Aleanca për Shqipërinë Europiane do të votojë për të mbrojtur dritën e së ardhmes. Duhet të votojmë në emër të Shqipërisë dhe jo të frikës. Çdo karton i kuq është ndalim i vullnetit të popullit për t’i dhënë fund maskaradave. Iu siguroj se kam qenë, jam dhe do të jem deri në orën 10:00 të 21 korrikut për konsensus. Propozimi hibrid është e vetmja mundësi për konsensus.”, u shpreh ndër të tjera kryeministri.

Duke iu referuar Partisë Demokratike, kreu i Qeverisë i bëri thirrje kryedemokratit Basha të sillet si lider. Ai theksoi se “PD nuk mund të marrë atë që nuk i takon. Kërcënimet dhe shantazhet deri tek mandatet janë shprehje alarmante e strukturës diktatoriale.”. Në përfundim, ai kërkoi bashkëpunim për të mbyllur këtë proces. “Kjo reformë nuk është e imja, as e ndonjë partie. Ndaj duhet të bashkojmë forcat të dyja koalicionet. Të miratojmë bashkarisht reformën në drejtësi. Nuk ka asgjë të pamundur kur jemi bashkë.”, theksoi në përfundim Rama, përcjell Blitz.al.