Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama për reformën në drejtësi: Propozimi im serioz, PD të gjejë formulën

Rama për reformën në drejtësi: Propozimi im serioz, PD të gjejë formulën
July 15
17:43 2016

Në një bashkëbisedim me studentët e Juridikut, kryeministri Edi Rama tha se do të vijojë t’i qëndrojë propozimit që iu bë opozitës, duke theksuar se do miratojë çdo propozim që pranohet nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian. Ai theksoi se opozita duhet të gjejë formulën dhe nëse ajo merr miratimin e ndërkombëtarëve, atëherë edhe mazhoranca do ta pranojë.

“Ne nuk kemi një formulë që e qetëson lepurin e frikës në barkun e opozitës dhe na jep ne miratimin e reformës me mbështetjen e SHBA. Opozitës i kam thënë që mendo se ndoshta e gjen, ne jemi gati, por ne nuk dimë si ta pajtojmë këtë gjë. Nuk e kemi ne lepurin, mbase nuk e kuptojmë se çfarë lloj tensionesh të brendshme krijon ai lloj lepuri që dridhet.”, u shpreh kryeministri.

Komento