Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: Për ndërtimin e stadiumit s’do shpenzohet asnjë kokërr leku nga buxheti

Rama: Për ndërtimin e stadiumit s’do shpenzohet asnjë kokërr leku nga buxheti
July 01
18:48 2016

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se për ndërtimin dhe menaxhimin e stadiumit “Arena Kombëtare” nuk do të shpenzohet asnjë lek nga buxheti i shtetit. Këtë deklaratë, ai e bëri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve ku sqaroi skemën dhe bëri me dije se në të njëjtën mënyrë do të veprohet edhe për menaxhimin e stadiumeve të tjera.

“Jemi në një shqetësim të madh edhe për stadiumin e Shkodrës, sepse është bërë i gjithi me fonde të buxhetit të shtetit, me një kontribut të federatës, por lind problemi i administrimit. Që të mos bëhet si ‘Qemal Stafa’ i sotëm një Pazar oriental. Vetëm mirëmbajtja e stadiumit ‘Loro Borici’ kërkon 150 milionë lekë të vjetra në vit. Si do dalin këto 150 mijë euro nga buxheti i bashkisë?. Këtu do kemi një stadium të ndërtuar por dhe të menaxhuar.”, u shpreh më tej se kryeministri.

Përkundër sugjerimeve për të ndërtuar “Arenën Kombëtare” në periferi të qytetit, Rama u përgjigj se sipas arkitektëve “është fat të ndërtosh stadiumin në mes të qytetit. Stadiumi në mes të qytetit është komoditet.”

“Qyteti do të fitojë një zonë të re tërësisht të ripërtërirë urbane, me katër hapësira publike. Stadiumi nga një qendër biznesi mesjetare, do kthehet në një qendër publike dhe private e një jetë që do vazhdojë 7 ditë e 7 netë.”, ka thënë ai ndër të tjera.

Komento