Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama për koalicionin me LSI: Ka gjithmonë një moment për t’i bërë gjërat, s’është ky

Rama për koalicionin me LSI: Ka gjithmonë një moment për t’i bërë gjërat, s’është ky
May 26
23:05 2016

Një tjetër çështje për të cilën kryeministri u pyet, transmetuar në emisionin “Top Story”, ishte e ardhmja e këtij koalicioni qeverisës, nëse PS do të vijojë koalicionin me LSI-në edhe në zgjedhjet elektorale të 2017-s.

“Jemi një koalicion reformist që ka garantuar fillimin e një kthese jashtëzakonisht të vështirë. Ka ende shumë për të bërë, nuk flas me “Nëse”. Ka gjithmonë një moment për të bërë gjërat, do të vijë momenti edhe për bilancin e këtij koalicioni, por nuk është ky.”, tha Rama.

“Rama është jashtëzakonisht korrekt në çfarë thotë”, deklaroi i ftuari në emision, Lorenc Vangjeli, ndërsa sipas Skënder Minxhozit, ky është një koalicion që nuk tregoi plasaritje nga jashtë, por ato të brendshmet u bënë të ditura. “Fjalët që qarkullojnë se Meta do të pranojë Presidencën, mbeten në kuadrin e supozimeve.”, u shpreh ndër të tjera ai.

Etiketimet
Shperndaje