Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama për importin e mbetjeve: Nëse do të ishte e njëjta situatë, nuk do të pranohej

Rama për importin e mbetjeve: Nëse do të ishte e njëjta situatë, nuk do të pranohej
September 22
14:11 2016

Në reagimin e tij lidhur me projektligjin për importin e mbetjeve urbane, kreu i Qeverisë, Edi Rama, u shpreh se nëse situata do të ishte e njëjtë, atëherë ai nuk do ta pranonte këtë ligj.

Ai theksoi se qeveria ka krijuar kushtet e përshtatshme me anë të një laboratori që analizon standardet e BE-së.

“Në 2013 nuk kishte asnjë lloj kapaciteti në infrastruktrë apo burime njerëzore që mund të garantonte zbatimin e ligjit, ashtu sikur kishte probleme në garancitë e kontrollit. Sot ka një laborator të certifikuar nga BE. Sot mbetjet do të hyjnë vetëm në tre pika që disponojnë kapacitet të plotë kontrolli, jo si me ligjin e 2013 ku mund të hynin kudo.

Sot laboratori bën të mundur të gjithë analizat e çdo materiali, por kemi edhe një ekip njerëzisht edhe ata të trajnuar nga BE, një program i tërë i BE është vënë në punë për rritjen e kapaciteteve fizike në këtë fushë. Po të shikoni ligjin, përjashtohet çdo lloj mbetje për arsye incenerimi përveç pjesës së listës dhe çdo mbetje importohet vetëm.”, është shprehur ndër të tjera Rama. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje