Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama për Bashkinë e Shkodrës: Pa projekte serioze nuk ka investime konkrete

Rama për Bashkinë e Shkodrës: Pa projekte serioze nuk ka investime konkrete
September 29
13:14 2016

Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka shprehur ndër të tjera qëndrimin e tij për Bashkinë e Shkodrës dhe kryetaren e saj, Voltana Ademi. Referuar akuzave të saj dhe PD-së, se për Bashkinë e Shkodrës nuk janë bërë investime, kreu i Qeverisë u shpreh se deri më tani është investuar për stadiumin, për teatrin “Migjeni” dhe muzeun “Marubi”.

Rama u shpreh se Bashkia e Shkodrës nuk është e kryetares, por e qytetarëve shkodranë. Sipas tij, për sa kohë nuk ka projekte serioze, nuk do të ketë as investime.

“Dëgjova zonjën (deputeten Jorida Tabaku) që kishte bërë një llogari bashkitë e djathta e të majta, nuk e di ku e fut Shkodrën, por unë e di që investimet e bëra nga programi ynë i rilindjes në Shkodër janë më shumë se në gjithë Shqipërinë. Për mua Bashkia e Shkodrës, nuk është thjesht kryetarja e bashkisë, as buxheti që menaxhon ajo, por është bashkia e qytetarëve të Shkodrës. Nëse ne në Shkodër kemi financuar ndërtimin e stadiumit, të muzeut të Marubëve, rindërtimin e teatrit Migjeni, këto janë investime. E kam hënë dhe e përsëris nëse kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, dhe Bashkia e Shkodrës nuk kanë aftësinë të bëjnë projekte serioze, dhe t’i përgjigjen me standarde kërkesave të programit të Rilindjes Urbane, më vjen keq po nuk i mbështesim dot. S’kemi si t’i mbështesim.”, është shprehur Rama.

Teksa u ndal tek akuzat për importin e mbetjeve urbane, duke iu drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i Qeverisë u shpreh: “Sali po të prisja ty që të vija te plehrat, se pa të pasur ty përpara s’flas dot për plehrat. Tani do flas, se ti je kompetenti për punë plehrash.” /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje