Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama – PD-së: Tufë e vogël. Ndërpritet seanca

Rama – PD-së: Tufë e vogël. Ndërpritet seanca
June 09
13:16 2016

Kuvendi ka ndërprerë për rreth një orë punimet për shkak të përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kreu i Kabinetit Qeverisës ironizoi PD-në për çështjen e përgjimeve. Me nota ironia, ai tha se Italisë nuk i intereson të dijë se ç’mendojnë demokratët për njëri-tjetrin, pasi kjo është evidente.

“Nëse ju mendoni që Italia mike është përfshirë në një platformë të përbashkët përgjimi për të dëgjuar se ça i thotë Saliu Lulit, ç’a i përgjigjet Luli, si ankohet Jozefina për Lulin, e si shumë të tjerë qahen se ka mbetur partia në dorë të Lulit, nuk i intereson askujt, se nuk ka nevojë t’ju dëgjosh ju ç’a mendoni për njëri-tjetrin. është kaq evidente kjo. Sa respekt keni ju për Lulin, sa e do Jozefina Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për t’ia marrë shpirtin njëri –tjetrit, por jeni një tufë e vogël, ajo iu mbetet që të hani njëri-tjetrin dhe do mbeteshim pa PD pastaj. Mos i hyj kësaj historie.”, tha Rama.

Kjo deklaratë e tij shkaktoi debate irritimin e Flamur Nokës, i cili iu afrua foltores së Kuvendit. Përplasjet detyruan Valentina Leskaj të ndërpresë seancën. Kuvendi rifilloi punimet në orën 12: 50 minuta.

Komento
Etiketimet
Shperndaje