Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: PD iu nënshtrua vullnetit të hekurt të popullit

Rama: PD iu  nënshtrua vullnetit të hekurt të popullit
July 20
15:29 2016

Kryeministri Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka bërë të ditur mesazhin e BE-së nëpërmjet komisionerit Hahn. Rama gjithashtu ka përshëndetur qëndrimin e mbajtur nga Partia Demokratike dhe ka theksuar se opozita iu nënshtrua vullnetit të hekurt të shqiptarëve.

“Ky është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, të cilët tanimë kanë marrë lajmin se PD i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të partnerëve strategjikë, për përmbysjen përfundimtare të kastës së të korruptuarve dhe inkriminuarve. Jam i gëzuar  që PD u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhe. Dështoi flluska e sapunit, përpjekja delirante për t’i shpallur luftë SHBA-së”, –ka thënë kryeministri.

Rama ka cituar se vëzhguesi ndërkombëtar ushtron këto detyra: jep rekomandime, paraqet vërejtje për çështje që shqyrtohen, u jep komisionerëve rekomandime dhe ka të drejtë të marrë menjëherë të dhënat e personave me qëllim vlerësimin e procesit.

Shperndaje