Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama për stadiumin: Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara!

April 27
09:38 2016

Mëngjesin e ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Facebook” dy fotografi të projektit të stadiumit, i cili është shoqëruar me akuza të opozitës dhe përgënjeshtrime të maxhorancës.

“Për qorrat që s’duan të hapin sytë, por hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, punë dhe tani i janë turrur shtëpisë së re të Kombëtares, s’ka asnjë ilaç! Por për të gjithë ata që duan të shohin se si do të ruhet fasada e “Qemal Stafës” (e vetmja gjë me vlerë në atë gërmadhë), ja projekt-ideja e integrimit të saj në zemrën e “Arenës Kombëtare”, ku do të jetë edhe Muzeu i Kuqezinjve”, – shkruan kryeministri.

Teksa thekson se transformimi do jetë spektakolar, ai shprehet se “Arena Kombëtare” do të jetë një prej stadiumeve më të bukur të Europës. “‎Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara”,- shprehet në mbyllje Rama.

 

Etiketimet
Shperndaje