Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama-opozitës: “Do ta paguani vonesën e Vetingut sa frëngu pulën”

Rama-opozitës: “Do ta paguani vonesën e Vetingut sa frëngu pulën”
December 01
13:35 2016

Paraditen e sotme në Kuvend kanë nisur diskutimet për buxhetin e vitit 2017. Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka thënë se gropa e madhe financiare e vendit u la nga qeveria e kaluar. Kreu i qeverisë nuk la mënjanë as Vetingun për reformën në drejtësi, si kusht i detyrueshëm nga BE-ja për nisjen e negociatave, duke “kërcënuar” opozitën se nëse e vonon do ta paguajë sa frëngu pulën.

“Nuk keni shans të ndaloni reformën në drejtësi. Ne do të vazhdojmë ta financojmë sepse jemi të bindur se do ta vononi, por nuk keni shans ta pengoni. Do ta paguani si frëngu pulën këtë vonesë në zgjedhjet e ardhshme”,- tha Rama ndër të tjera.

Më pas shtoi: “Ne jemi krenarë që po vëmë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve që u morët votën pa hesap dhe i latë në rrugën e dëshpërimit”.

Ndërkaq, për buxhetin Rama tha se është një arritje pas përpjekjesh të mëdha, duke iu referuar kalimit të 100 milionë dollarëve nga arka e shtetit në familjet e punonjësve të shtetit dhe pensionistëve, që Rama e konsideroi si rritjen më të madhe në 25 vjet. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje