Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Rama nuk mban postin e ministrit të Jashtëm, i delegon Gent Cakajt detyrën dhe i dorëzon dekretin e Metës

Rama nuk mban postin e ministrit të Jashtëm, i delegon Gent Cakajt detyrën dhe i dorëzon dekretin e Metës
January 23
11:05 2019

Kryeministri Rama ia ka arritur qëllimit të tij për të emëruar në detyrën e ministrit të Jashtëm Gent Cakajn. Një ditë pas betimit të tij nga presidenti Ilir Meta në postin e ministrit të Jashtëm, kryeministri Edi Rama ka nisur sot detyrën e tij të re. Kreu i qeverisë ka shkuar në Ministrinë e Jashtme, ndërsa është pritur në këtë institucion nga ish-ministri Ditmir Bushati.

Pas fjalës së Ditmir Bushatit, Rama është shprehur se i delegon detyrën e ministrit djaloshit të ri, Gent Cakaj.

‘Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionin e Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, ia delegoj detyrën e ministrit zv/ministrit Gent Cakaj’ –  u shpreh Rama duke thënë se ky është fjalimi më i shkurtët që ka mbajtur ndonjëherë.

/Blitz.al/

/Blitz.al/

Share