Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: Nuk do të isha këtu, do të isha duke dhënë leksione magjie…

Rama: Nuk do të isha këtu, do të isha duke dhënë leksione magjie…
March 30
21:02 2016

Kryeministri Rama është i ftuar në emisionin e gazetares Ilva Tare në “Ora News” për të folur mbi aktualitetin politik dhe se çfarë është duke bërë qeveria për të përmirësuar gjendjen në vend.

Pyetjes së gazetares se çfarë ka bërë qeveria “Rama” dhe se a është e mjaftueshme ajo qw kanë arritur deri sot, kryeministri iu përgjigj: “Nëse do kishte bërë qeveria gjithçka ne kemi në mendje të bëjmë për rilindjen e vendit, vizionin tonë për ta bërë Shqipërinë vend europian në kaq pak kohë, atëherë unë nuk do të isha këtu me juve, por do të isha duke dhënë leksione magjie…”

Rama nuk ka nguruar të përmendë faktin se qeveria e tij u detyrua të ringrinte vendin nga një rrënim total që kishte shkaktuar qeveria e shkuar. Gjithashtu ai përmendi se reformat u nisën nga zero, në një periudhë kur gjysma e shqiptarëve nuk paguante dritat, shumë të punësuar nuk kishin sigurime shoqërore, shumë biznese nuk paguanin taksa, madje as nuk e përdornin fare kuptonin tatimor. Sipas Ramës, këto dhe të tjera mund të duken gjëra qesharake për një shtet, por në kushtet e Shqipërisë këto janë fitore të mëdha.

Etiketimet
Shperndaje