Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama-Nokës: “Je i paditur. Je rrafsh”. Noka: “Ti, kanabist e shkarravinist”

Rama-Nokës: “Je i paditur. Je rrafsh”. Noka: “Ti, kanabist e shkarravinist”
November 03
16:01 2016

Seanca parlamentare e ditës së enjte është shoqëruar edhe nga një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Flamur Noka. Kryeministri e ka cilësuar Nokën si të paditur, ndërkohë që Noka i është kundërpërgjigjur si shkarravinist e kanabist.

Rama-Nokës:  “Je i paditur. Je në nivelin më të ulët. Je rrafsh. Ti je në nivelin që ndjen vetëm erën e kanabisit”.

Noka: “Profesioni i tij është shkarravinist. E nisi në ’90-n si anarkist. Erdhi me idenë se do të bëhet etatist dhe sot u bë kanabist. Sa për historitë e tjera për Himarën nuk po komentoj. Por mund të them se para disa ditësh kam qenë në Himarë dhe kam parë që ka ndërtesa pa leje që janë të lidhjeve të tij me pushtetin dhe nuk preken”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje