Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: Nga 1 marsi 2017, pagat e mësuesve rriten me 10%

Rama: Nga 1 marsi 2017, pagat e mësuesve rriten me 10%
October 17
13:06 2016

Në takimin me mësues nga i gjithë vendi, kryeministri Edi Rama bëri me dije se rritja e pagave për arsimtarët do të nisë në muajin mars të vitit të ardhshëm. Sipas tij, kjo rritje e vogël e rrogave të mësuesve nuk ka qenë e para pas ardhjes në pushtet dhe ata vijojnë të mbeten në vëmendjen e qeverisë.

“Objekti i qeverisë do të jetë: paga më të larta në rajon për mësuesit, policët, infermierët dhe mjekët. Rolin kryesor e ka pasur mbështetja e madhe e reformave nga ju, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, nga njerëzit që nuk kanë mikrofona për të folur dhe nuk kanë nge’ që të komentojnë në rrjetet sociale. Por si një shumicë e madhe e heshtur i kanë mbështetur reformat fuqimisht. Qeveria do të verë në dispozicion 100 milionë dollarë për pagat e punonjësve, për të shpërblyer mundin, sakrificat dhe mbështetjen e madhe të reformave. Janë një mal me para për kushtet e sotme për këtë shtet. Por është një detyrim moral i patjetërsueshëm”, – u shpreh Rama teksa theksoi se kjo rritje prej 10% është rritje reale mbi inflacionin.

Në vijim, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u shpreh se kjo do të rritja e parë e rrogës për mësuesit, pa marrë borxh: “Nuk është një rastësi që vijmë në këtë ditë me krenari për të deklaruar rritjen e pagave dhe pensione mesatarisht 10%. Rritja e pagave dhe pensioneve në të kaluarën është bërë me borxh, borxh në kurriz të fëmijëve të shqiptarëve dhe tatimpaguesve. Kjo është rritja e parë që nuk krijon borxh”. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje