Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: Nesër o do votohet, o do votohet

Rama: Nesër o do votohet, o do votohet
July 20
13:35 2016

Një ditë përpara 21 korrikut, ku pritet vendimi përfundimtar për reformën në drejtësi, e cila do të jetë tema kryesore e rendit të seancës, kryeministri Edi Rama ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook” ku thekson se reforma do të votohet.

Ai shprehet se thirrja e reformës shemb çdo mur shurdhërie.

“Reforma o do votohet o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra në xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdhërie. Ky vend është i popullit dhe ky popull i përket Europës!”, ka shkruar Rama në “Facebook”, përcjell Blitz.al.