Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama në Uashington takon kreun e USAID-it. Smith: Mësimi i fesë, një nismë inteligjente

Rama në Uashington takon kreun e USAID-it. Smith: Mësimi i fesë, një nismë inteligjente
April 13
13:23 2016

Gjatë ditës së dytë të vizitës në SHBA, kryeministri Edi Rama është takuar me administratoren e Përgjithshme të USAID-it, Gayle Smith. Në këtë takim, Smith e cilësoi kryeministrin Rama si lider me vizion dhe theksoi mbështetjen për nismën e mësimit të fesë në shkolla.

“Edi Rama, një lider me vizion. Mbështetje për projektin e besimeve fetare në mësimet shkollore, një nismë tepër inteligjente. Një brez i edukuar mbi besimet fetare vështirë të bjerë pre e ekstremizmit, i shndërruar tashmë në një problem të madh kudo”, – tha Smith.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë e njohu administratoren e Përgjithshme të USAID-it me reformat e ndërmarra nga qeveria. Ai bëri të ditur se po punon për një nxitje të bashkëpunimit për Qendrën Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Tiranë, por edhe për vazhdimin e modernizimit të shërbimeve publike, si një formë e shmangies së korrupsionit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje