Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama Ilva Tares: Ka pasion mes nesh…

Rama Ilva Tares: Ka pasion mes nesh…
March 30
21:04 2016

Gjatë kohës që kryeministri Rama është duke shpjeguar mbi reformën që qeveria e tij do të ndërmarrë për sa i përket energjisë elektrike, gazetarja Tare e ndërpret dhe i komunikon një mesazh që i ka mbërritur në celularin e saj.

Ajo shprehet se në mesazh shkruhet: “Pyeteni njëherë kryeministrin si ka mundësi të jetë aq arrogant me një femër” (ku i referohej komunikimit të Ramës me Taren)?”

Në moment Rama i kthen përgjigje dhe i thotë: “Kjo nuk është arrogancë, absolutisht, unë do ta quaja pasion, ju preferoni ta quani arrogancë. Megjithatë, personi që ka dërguar mesazhin duhet të jetë një mashkull që ka një interes tjetër karshi jush, për këtë jam i bindur…”

E vënë paksa në siklet, gazetarja Tare është përpjekur ta kalojë këtë temë dhe t’i rikthehet bisedës mbi koncesionet dhe çështjet e tjera politike.

 

Etiketimet
Shperndaje