Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama në selinë e PS-së, u ndan detyrat organizatorëve të rinj

Rama në selinë  e PS-së, u ndan detyrat organizatorëve të rinj
April 25
10:15 2016

Vetëm dy ditë pas zgjedhjes së sekretarëve organizative të Partisë Socialiste, kreu i selisë rozë, Edi Rama, i ka mbledhur ata në një takim që ka zgjatur rreth 70 minuta. Mësohet se në këtë takim, ai u ka ndarë detyrat sekretarëve të rinj, të përzgjedhur në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.

Në postet e sekretarëve janë zgjedhur:

1. Sekretar për Organizimin Administrativ, Bashkim Fino
2. Sekretar për Organizimin Dixhital, Alfred Peza
3. Sekretar për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin, Musa Ulqini
4. Sekretare për Rininë, Elisa Spiropali
5. Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima
6. Sekretare për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti
7. Sekretar Kombëtar për Programin, Ilir Beqaj

Etiketimet
Shperndaje