Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama në Samitin e Varshavës, shtrëngon duart me Obamën

Rama në Samitin e Varshavës, shtrëngon duart me Obamën
July 08
16:41 2016

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, merr pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Varshavë të Polonisë, ku do të diskutohet për çështjet e sigurisë. Në delegacioni i kryesuar nga Rama marrin pjesë Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ai i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.

Në momentin e fotos zyrtare, kreu i Qeverisë shihet teksa i shtrëngon dorën përzemërsisht Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Samiti luan një rol të veçantë për shkak të sfidave të vështira me të cilat NATO përballet, si nga Lindja edhe nga Jugu, ku kërcënimi kryesor vjen nga Rusia. Polonia, e cila është mikpritësja e këtij samiti, është një ndër shtetet që këmbënguli për prani sa më të madhe të trupave për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ruse.

Në samitin dy ditorësh, merr pjesë edhe kryeministri në largim i Britanisë së Madhe, David Cameron.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje