Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama në Manëz replikon me banorët: Ke ardhur nga rakia

Rama në Manëz replikon me banorët: Ke ardhur nga rakia
October 11
19:55 2016

Takimi i kryeministrit Rama me fermerët në Durrës nuk ka shkuar siç duhet. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i qeverisë është ndërprerë disa herë nga banorët që kanë kritikuar vendimet e deritanishme të qeverisë.

Pas ndërprerjes nga njëri prej banorëve, i cili, siç pohoi kryeministri, ishte i dehur, atij i është ndërprerë fjala edhe disa herë të tjera. Ka qenë edhe një i moshuar që ka fajësuar qeverinë për reformat që kanë nisur.

Qytetari: Nuk flas më…
Rama: Të lutem tani, të lutem. S’ke ardhur nga puna, por nga rakia. Kush e do fjalën. Po, jepjani mikrofonin.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje