Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama mbledh ministrat socialistë në Gjirokastër, mungojnë ata të LSI-së

Rama mbledh ministrat socialistë në Gjirokastër, mungojnë ata të LSI-së
October 22
17:57 2016

Kreu i kabinetit qeverisës, Edi Rama, ka mbledhur sot në Gjirokastër ministrat socialistë.

Bashkë me ta, ai ka zhvilluar mbledhjen informale, ku shihej se mungonin ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Të pranishëm në takim ishin: ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ajo e Inovacionit, Milena Harito, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ai i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj dhe ai për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Kryeministri do të zhvillojë në Gjirokastër edhe një mbledhje me krerët e PS-së të 61 bashkive në vend. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje