Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: “Loro Boriçi” i rilindur, gati për miqësoren e 31 gushtit

August 11
11:37 2016

...

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër, i cili iu nënshtrua rikonstruksionit. Në postimin e tij në Facebook, bashkangjitur fotove, Rama shkruan se stadiumi i rilindur do të jetë gati për ndeshjen miqësore që do të zhvillohet më 31 gusht përballë Marokut.

Teksa e cilëson si një “stadium europian”, kryeministri shprehet se në të do të zhvillohen eliminatoret e Botërorit dhe do të luajë Përfaqësuesja e Kosovës.

“⚽️“Loro Boriçi” i rilindur😀gati për kolaudim në miqësoren e 31 gushtit me Marokun👍dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve❤️me Maqedoninë më 5 shtator, për eliminatoret e Botërorit 2018🇦🇱
Një stadium europian🇪🇺për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe përfaqësuesja e re e Kosovës🇽🇰
Në këtë vepër është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku
⚽️#Rilindje #‎ShqipëriaeGjeneratësTjetër‬.”

/Blitz.al/

Komento