Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama, “live” në Facebook: Reforma kërkon vite, s’priten rezultate që nesër

Rama, “live” në Facebook: Reforma kërkon vite, s’priten rezultate që nesër
August 30
11:53 2016

Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Facebook përmes një deklarate “live”, ku ka folur për një sërë çështjesh, si: reforma në drejtësi, koalicioni me LSI-në, ekonomia, projekti i rilindjes urbane, puna e Policisë së Shtetit, korrupsioni etj.

Pas interesimit të madh që ka pasur për reformën në drejtësi, kreu i Qeverisë Shqiptare deklaroi se nuk duhet të priten rezultate që nesër, për shkak se reforma kërkon vite. “Nuk kemi konsensus për reformën nga ana e PD-së. Por me ose pa konsensus, ne do ta çojmë përpara”,- theksoi Rama, i cili tha se vettingu dhe gjashtë ligjet e tjera që kompletojnë reformën në drejtësi do të kalojnë sido që të shkojë.

Lidhur me diskutimet e shumta për krisje brenda koalicionit qeveritar, kryeministri tha se ky koalicion meriton njohjen e meritës së madhe, pavarësisht disa gjërave që në nivel përditshmërie mund të mos pëlqehen. Ai u shpreh se bashkëpunimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim e sheh në dy nivele, në atë strategjik dhe territorial.

“Duhet parë në shumë nivele, në nivelin e përditshmërisë dhe funksionimin në mbarë territorin dhe këtu flas jo në marrëdhënie ndërpartiake, por në marrëdhënie të administratës dhe përfaqësuesve të koalicionit. Nëse në aspektin e parë ka shumë gjëra për të korrigjuar dhe jo pak gjëra për të kërkuar ndjesë, sidomos në nivelin se si ndërtohen marrëdhëniet me qytetarët, në nivelin strategjik po i bën një shërbim shumë të madh këtij vendi, ka reforma që duhej të ishin bërë këtu e 20 vite kusur të shkuara.
Ky koalicion, në gjykimin e së përditshmes, mund të ketë shumë gjëra për të rrudhur buzët, por në gjykimin strategjik meriton njohjen e meritës së madhe se është baza e sigurt e reformave të mëdha që transformojnë Shqipërinë”, – tha Rama, duke e cilësuar koalicionin si bazë të reformave.

Akuzave të opozitës për Policinë e Shtetit dhe rritjen e nivelit të korrupsionit në vend, Rama iu përgjigj duke thënë: “Policia e Shtetit është e gatshme për qytetarët. Deri tani, askush nuk ka thënë se është polici ryshfeti. Janë bërë hapa të rëndësishëm për të çliruar shtetin nga tentativa e korrupsionit, megjithatë ka ende probleme të mëdha”.

Është çështje sistemi dhe jo njerëzish. Janë sistemet që bëjnë të pamundur jetesën e njeriut”,- u shpreh kryeministri. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje