Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: “Linda-Aneta, faleminderit që më duroni dhe besoni tek unë!”

Rama: “Linda-Aneta, faleminderit që më duroni dhe besoni tek unë!”
June 27
18:56 2017

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij përshëndetës pas fitores së mandatit të tij të dytë. Në një miting me simpatizantët e partisë së tij, Rama nuk ka harruar të falënderojë edhe dy gratë e jetës së tij, nënën Aneta Rama, si dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama:

“Linda Rama, pa ty nuk do të isha këtu ku jam. Faleminderit që vazhdon të më durosh heroikisht! Nga ana tjetër, dua të falënderoj dhe gruan tjetër të jetës sime, Aneta Ramë, e cila megjithëse është e vetmja që nuk lë gazeta pa lexuar dhe portal pa klikuar, nuk e ka humbur besimin tek unë”.

Kryeministri Rama ka premtuar gjithashtu se djali i tij Zaho dhe gjithë shqiptarët do të shohin këtë 4-vjeçar një Shqipëri krejtësisht të ndryshuar.

“Kur të rritet Zaho nuk do të mbajë mend asgjë nga kjo fushatë, por do të krenohet me ato që falë kësaj fitoreje ne do të bëjmë më të mirën për Shqipërinë katër vitet e ardhshme”./Blitz.al

Komento
Shperndaje