Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama lajmëron intervistën në TV grek. Komentuesit: Hap sytë, mos e tepro!

Rama lajmëron intervistën në TV grek. Komentuesit: Hap sytë, mos e tepro!
November 22
15:44 2016

Është bërë i zakonshëm tashmë komunikimi i kryeministrit Rama në Facebook me ndjekësit e tij.
Para pak minutash, ai ka lajmëruar për intervistën që do të zhvillojë në televizionin grek Skai me gazetarin Alexis Papahelas.
Por si përherë jo gjithkush është dakord me ato që thotë apo bën kryeministri.

Njëri prej komentuesve i ka shkruar:
“Punë na prish ne emigrantëve. Hap punë në Shqipëri, pastaj fol. Ku do të hanë gjithë këta shqiptarë që jetojnë në Greqi? Mos u bëj si ato dhitë kush do hapë rrugën në urë për të kaluar. E pastaj ranë të dyja”,- shkruan ai.
Ndërkohë që Rama i përgjigjet: “Dhimitri, më vjen shumë keq por të vërtetat nuk kanë asnjë arsye të prishin punë, përkundrazi janë burimi më i pastër i një marrëdhënieje edhe mes shtetesh fqinj. Ne duam marrëdhënie të barabarta me Greqinë në emër të së shkuarës dhe të së ardhmes që na lidh si dy popuj fqinjë e partnerë në zemër të Europës”.
Ndërkohë një tjetër komentues i shkruan: “Mos e tepro!”.

Rama i përgjigjet: “Çfarë të mos teproj se nuk e kuptova”.
Një tjetër komentues gjithashtu: “Kujdes me grekët se janë provokues dhe i deformojnë ato që thonë të tjerët sipas interesave të tyre”.

Rama i përgjigjet: “Acarimet mes fqinjëve nuk tregojnë as largpamësi, as forcë, por dritëshkurtësi e dobësi. Shqipëria do miqësi dhe partneritet me Greqinë, ndaj kërkojmë zgjidhjen me vullnet e mirëkuptim të disa problemeve të së shkuarës që rëndom na bëhen pengesë e të ardhmes së përbashkët”.

edi

edi-1

edi-2

 

Komento
Shperndaje