Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama kthen ligjin: “Nëse je gay, lesbike, biseksual apo transeksual ke përparësi të marrësh shtëpi!”

Rama kthen ligjin: “Nëse je gay, lesbike, biseksual apo transeksual ke përparësi të marrësh shtëpi!”
February 13
22:00 2018

Prej kohësh, qeveria ka hartuar projekt-ligjin për strehimin social, projektligj ky që u diskutua ditën e sotme në komisionin e Ekonomisë.

Deputetët e këtij komisioni i dhanë përparësi diskutimit mbi strehimin e komunitetit LGBT, të cilët do të kenë më shumë favorizime se njerëzit në nevojë, fëmijët e policëve të rënë apo të tjerë kategori qytetarësh.

Qytetarët e këtij komuniteti do të trajtohen me përparësi edhe në subvencionimin e qirasë për strehim.

Ligji, siç solli në vëmendje disa ditë më parë edhe civitas, bie ndesh me vetveten në këtë rast pasi, pak më sipër, Neni 9 pika 1 thotë shprehimisht: “Të drejtat që burojnë nga ky ligj i garantohen pa asnjë lloj diskriminimi çdo individi, pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra, feja, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike…” Duke i dhënë përparësi një kategorie sociale mbi bazë të orientimit seksual, ligji ka diskriminuar të tjerët që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori.

Nëse kërkohet që personat me orientim të ndryshëm seksual të jenë të barabartë me të tjerët, nuk ka arsye përse ata të përfshihen në kategori të privilegjuara, për sa kohë ata nuk kanë ndonjë handikap, për t’u trajtuar si kategori në nevojë, për arsye të veçanta. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje