Blitz

 Breaking News

Rama jep lajmin e mirë për bizneset e vogla: Do t’u heqim taksat deri në vitin 2029

Rama jep lajmin e mirë për bizneset e vogla: Do t’u heqim taksat deri në vitin 2029
June 05
08:32 2020

Kryeministri Edi Rama ishte  mbrëmë në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në “Tv Klan”. Ai dha një lajm të mirë për të gjithë bizneset e vogla, të cilat do të lehtësohen nga taksat.

Rama tha se qeveria po përgatit një ligj që bizneset me xhiro deri në 140 mijë dollarë të mos paguajnë taksë deri në vitin 2029. Po ashtu kryeministri shtoi se ka mundësi të hiqet dhe Tatimi mbi Vlerën e Shtuar TVSH për biznesin e vogël.

“Ne po punojmë dhe një nga gjërat që besoj unë mund të thuhet sot, është që ne shumë shpejt, do ta ligjërojmë nuk është një premtim, që biznesit të vogël çdo shqiptari që punon dhe krijon punë me një biznes të vogël deri në 140 mijë Dollarë xhiro, do t’i heqim taksat deri në vitin 2029. Zero! Nuk do të paguajnë asnjë tatim-fitimi. Biznesi i vogël në Shqipëri është ai biznes që ka një xhiro nga +1 deri në 140 mijë Dollarë në vit”, u shpreh kryeministri.

Share