Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama, intervistë me “France24”: “Është seksi të gjesh ngjarje që shokojnë njerëzit”

Rama, intervistë me “France24”: “Është seksi të gjesh ngjarje që shokojnë njerëzit”
July 02
17:33 2017

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në televizionin francez “France24”. Ndër të tjera Rama foli për disa tema të rëndësishme dhe shqetësuese për momentin.

Sa i përket çështjes se importit të mbetjeve, Rama është shprehur se mediat i dhanë drejtimin e gabuar çështjes së importimit të mbetjeve, sepse ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit europian.

“Televizionet franceze e kanë kthyer këtë në drejtimin e gabuar. Kjo çështja e riciklimit ishte vetëm për ta përshtatur me legjislacionin europian. E drejta e industrisë për të importuar dhe ekspertuar, këtë do të thotë. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër. Duket sikur është diçka seksi që të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit”,- tha Rama.

Më tej, lidhur me Vettingun, kryeministri është shprehur: “Do të ketë dy komisione, që janë të përbërë nga ekspertë dhe do të shqyrtojnë çdo dosje nën një operacion ndërkombëtar monitorimi”.

“Ne kemi miratuar një reformë që është radikale dhe tani kemi një arkitekturë të re. Tani që sistemi të mbushet me burimet e duhura njerëzore kemi nisur Vettingun. Është një periudhë prove për gjyqtarët. Ata duhet të vërtetojnë që pasuria e tyre është legjitime, nuk kanë lidhje me kriminelët dhe të japin llogari për vendimet që kanë marrë në të shkuarën. Do të ketë dy komisione, që janë të përbërë nga ekspertë dhe do të shqyrtojnë çdo dosje nën një operacion ndërkombëtar monitorimi”,- tha Rama.

Megjithatë, Rama shtoi se nuk është i çuditur edhe nëse negociatat nuk do të hapen.

Kjo është një pjesë e intervistës me pyetje-pergjigje:

Ju dëshironi që Shqipëria të rrisë marrëdhënien e saj me BE, por negociatat nuk kanë nisur ende. Sa durim do keni?

-Ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne presim që bisedat me BE-në të nisin këtë vit. Nuk do çuditesha edhe po të mos fillonin. Jo sepse nuk i bëmë ne detyrat e shtëpisë, por sepse BE nuk është…nuk mund të mbështetesh shumë te BE për sa u përket angazhimeve me vendet si Shqipëria. Megjithatë, në fund të fundit ajo që mendoj unë që është e rëndësishme: është që ne të vazhdojmë në këtë drejtim dhe me këtë vizion drejt BE-së. Pasi ne jemi edhe shteti më eurocentrik në rajon.

Kur e sheh BE-në sot dhe në dy vitet e fundit duket se është ndarë shumë, madje ka shtete që duan të largohen. Po ju si mendoni?

-BE brenda përbrenda shteteve anëtare të vjetra po vuan. Ka një ndjesi sikur gjërat janë prishur, pavarësisht se ka pasur shumë paqe për shumë breza. Duket sikur këta të rinj janë të llastuar. Në Ballkan ne jemi optimistë sepse ne e kemi parë luftën me sy dhe e dimë se çfarë do të thotë të kesh luftë. Për disa Europa është thjesht financa. Ndërsa për ne është projekti më i qëndrueshëm i paqes.

Pjesë e rëndësishme janë edhe marrëdhëniet me fqinjët në Ballkan, duket sikur gjërat po tensionohen me ndërhyrjen e Rusisë…

-Për sa kohë që BE do jetë synimi ynë, mund të kemi përplasje. Ne jetojmë në Ballkan dhe nuk është befasi që të kujtojmë të shkuarën. Ne po jetojmë tani kohën tonë më të mirë dhe kjo prej BE-së. Po të mos ishte BE këtu ju nuk do të ishit të veshura në mënyrë kaq elegante, por prej metali.

Është thënë që nëse aderimi në BE nuk do funksiononte keni thënë që do keni një marrëdhënie me Kosovën dhe Serbia nuk është shumë e kënaqur me këtë…

-BE është në fakt ai që na mban ne për sa i përket frymëzimit tonë. Nëse BE do të largohet nga ëndrra që ne kemi sigurisht që do të shohim alternativa të tjera, çfarë do të dalin. Mund të ndodhë nëse BE është thjesht taktikë.

Shperndaje