Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama i prezanton Policisë së Shtetit uniformat e reja

Rama i prezanton Policisë së Shtetit uniformat e reja
November 07
13:17 2016

Ditën e sotme, kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Tahiri kanë mbledhur Policinë e Shtetit për t’u prezantuar punonjësve uniformat e reja operacionale.

“Ne sot jemi në një periudhë me rëndësi të madhe”, – tha kryeministri. “Në një betejë që vazhdon përditë, në një luftë për të ndarë jo vetëm njëherë e mirë nga e shkuara Policinë e Shtetit, por edhe njëherë e mirë kufijtë që në vendet moderne ndajnë shtetin me krimin; kufij që ne i gjetëm tre vjet më parë këtu brenda dhe që prej tre vjetësh falë jush janë shtyrë përditë duke shtyrë përditë e zgjeruar hapësirën e veprimit të ligjit dhe shtetit dhe ngushtuar shanset dhe pasojat e krimit”.

“Dua t’ju them se këto uniforma të reja dua t’i kuptojmë si shprehje kuptimplotë e vetëdijes sonë që kemi ende shumë për të bërë së bashku. Ne do të bëjmë çmos që ju të ndiheni gjithnjë e më të mbështetur dhe të respektuar dhe çdo mëngjes, kur të dilni nga shtëpitë, të ndiheni mirë dhe të lini pas shpinës suaj prindër e fëmijë që ndihen mirë dhe ju presin plot dëshirë dhe krenari kur ktheheni pas punës. Mirënjohje për gjithçka që keni bërë dhe bëni”,- tha Rama./Blitz.al/

Komento
Shperndaje