Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama i përvishet pedagogëve: “Rrini urtë ose do ketë prerje kokash!”

Rama i përvishet pedagogëve: “Rrini urtë ose do ketë prerje kokash!”
February 15
00:05 2018

Për shkak të vonesave të rrogave, pedagogët e Universitetit të Tiranës u ngritën në protesta dhe kërcënuan me bojkotim të mësimit.

Ditën e sotme, kryeministri Rama zhvilloi një takim me senatin e Universitetit të Tiranës ku nuk kanë munguar as batutat për “prerje kokash”.

Ndër të tjera, Rama është shprehur se ky univeristet është “bishti i kavallit” dhe pagat kanë qenë një keqkuptim mes Ministrisë së Arsimit dhe të Financave.

Kryeministri Edi Rama: Fondet e universitetit trashëgohen dhe nuk varen nga vullneti, ose mosvullneti i Ministrisë së Financave. Rektori e konsideroi kosto të bukës së gojës! Ishte pak si shumë poetike si shprehje emocionale”.

Rektori Mynyr Koni: Unë në asnjë moment nuk kam përmendur bukën e gojës. Mund të jetë ndonjë thënie. Statusi im është i qartë!

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule: Na vjen turp të dalim në rrugë se dukemi si njerëzit që u shqetësuam se na u vonua rroga 3 ditë.

Në këtë takim, Rama i kërkoi Senatit të Universitetit të Tiranës të shfrytëzojë plotësisht autonominë që i jep ligji për të zgjidhur problemet që ka brenda vetes, por dekanë të ndryshëm iu ankuan për Rektorin, duke kërkuar nga Kryeministri zgjidhje ligjore.

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha: Ç’punë ka Rektori të nënshkruajë kontrata financiare?!

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule: Të firmosë duke qenë në spital kontrata?! Kjo është e paimagjinueshme! Situata ka ardhur tani tek zgjidhja ligjore.

Edi Rama: Si zgjidhet kjo? Pa shkuar tek zgjidhja fundore, se po shkuam deri aty duhen prerë koka.

Komento
Shperndaje