Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama i dërgon një mesazh të ngrohtë nënës Aneta dhe bashkëshortes Linda

Rama i dërgon një mesazh të ngrohtë nënës Aneta dhe bashkëshortes Linda
May 09
11:55 2017

Edhe pse ne i shohim përherë në kuadër të politikës dhe një aktiviteti tejet të ngjeshur në politikë, shpeshherë figurat tona qendrore të politikës na surprizojnë me ngrohtësinë që japin për familjarët dhe të afërmit e tyre.

Në kongresin e PS-së në Durrës, kryeministri Rama ndër të tjera ka folur edhe për familjen e tij nënën Aneta dhe gruan e tij Linda, të cilat ai i falënderoi nga zemra.

Rama tha se këto 3 vite e gjysmë ka shkuar përherë vonë në mbrëmje në shtëpi, por sërish dera i është hapur me shumë dashuri.

“Në fund një falënderim, por jo për nga rëndësia, shkon për Lindën, fëmijët, pa diskutim, Anetën, që vazhdojnë të ma hapin derën e shtëpisë me dashuri në mbrëmje vonë, edhe pse këto 3 vite e gjysmë s’u kam kthyer asnjë për qind të dashurisë që më kanë kushtuar pareshtur”,- tha Rama nga Durrësi. /Blitz.al/

Shperndaje