Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama fut Leo Messi-n në çadrën e opozitës, ironizon sërish me Bashën

Rama fut Leo Messi-n në çadrën e opozitës, ironizon sërish me Bashën
April 14
13:04 2017

Ky është “meme” i tretë i kryeministrit Rama.

Së fundmi, kreu i qeverisë ka filluar të shpërndajë thuajse çdo ditë “meme” ironike me opozitën, që ai i lidh me personazhe të tjera, kryesisht me ata futbollistikë.

Pas “meme”-ve të mëparshme, këtë herë ai ka përfshirë yllin e Barcelonës Leo Messi, që e ka futur në çadër sikur të ishte lideri i opozitës Basha.

“Kam ardhur në çadër për të bllokuar ndeshjen në “Camp Nou”. Ose Juventus të tërhiqet ose ne nuk do lejojmë zhvillimin e ndeshjes”,- shkruhet në foto.

Komento
Shperndaje