Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama: “FRESSH Voice” nesër në Durrës, garojnë kandidatët për liderë

Rama: “FRESSH Voice” nesër në Durrës, garojnë kandidatët për liderë
May 07
16:50 2016

Kryeministri i Shqipërisë, njëherazi kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri me dije ditën e sotme se nesër do të zhvillohet gara për zgjedhjen e liderëve të rinj. Kandidatët e rretheve do garojnë për zgjedhjet e krerëve të Forumit Rinor Socialist bazuar në projektin “FRESSH Voice”.

Kreu i socialistëve e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Nesër në 11.30 nis nga Teatrit i Durrësit gara kombëtare për liderët e rinj “‎FRESSH Voice”. 190 konkurrentë përballë jurisë në një garë unikale”, ka shkruar ai. Të rinj, nga mosha 16-28 vjeç mundën të aplikonin përgjatë datave 20 mars – 20 prill.

Etiketimet
Shperndaje