Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama flet për atentatin ndaj Bashës: “Kishte informacion, por…”

Rama flet për atentatin ndaj Bashës: “Kishte informacion, por…”
April 14
11:13 2017

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për lajmet e publikuara se rrezikohet jeta e kreut të opozitës Lulzim Basha.

Në një dalje për mediat, Rama mohoi të ketë një skenar për vrasjen e Bashës, por sipas tij ka pasur informacione.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kreun e opozitës. Ka pasur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh. Edhe pse ekspertizat tregojnë që informacioni nuk ishte tërësisht i besueshëm, janë marrë të gjitha masat sikur të ishte realisht e vërtetë, janë marrë të gjitha masat për sigurinë e kreut të opozitës. Pavarësisht asaj që gatuhet në katundin mediatik, kreu i opozitës është më i sigurt se kurrë”,- tha Rama.

Më tej kryeministri, Edi Rama foli për situatën politike dhe përsëriti se është i hapur për të nisur dialog me Lulzim Bashën. Ai paralajmëroi se do të ketë tolerancë zero ndaj çdo tentative për shkeljeje kushtetuese.

“Krizën politike e nxisin politikanë të korruptuar. Jam gati të ulem në tryezë pa kushte, megjithëse nuk ka bërë vaki që maxhoranca të lutet për dialog dhe opozita ta refuzojë atë. Nuk kam asnjë kusht për vendin, kohën, formatin, me media dhe pa media, sipas dëshirës së Lulzim Bashës dhe atyre që janë rreth tij të ngujuar në çadër. Kemi kontaktuar për ditë të tëra pa sukses. Kam mbështetur një nismë të Presidentit të Republikës për dialog, pavarësisht pozicionimeve të njëanshme të tij. Partia Demokratike është bërë qesharake në sy të partnerëve ndërkombëtarë. Synohet destabilizimi dhe kthim me vite mbrapa. Do të kemi tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje kushtetuese dhe ligjore”, – shtoi Rama.

Shperndaje