Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rama, bisedë telefonike me Tsipras

Rama, bisedë telefonike me Tsipras
November 22
16:09 2016

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Aleksis Tsipras, raporton televizioni grek ERT.
Sipas këtij televizioni, dy liderët e qeverive kanë diskutuar për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimin e një klime mirëbesimi të nevojshëm.
Tsipras ka thënë, nga ana e tij, se retorika nacionaliste e kohëve të fundit e minon mirëbesimin në marrëdhëniet dypalëshe. Gjithashtu ai ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri.
Bëhet me dije se kjo telefonatë është kërkuar nga Rama, referuar edhe situatës së acarimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe disa incidenteve dhe fjalorit të përdorur sidomos pas problemeve në Himarë me prishjen e ndërtesave.
Por televizioni grek nuk flet mbi atë që ka thënë Rama, ndërkohë që presim një reagim nga zyra e shtypit të kryeministrit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje