Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Raketat balistike, një kërcënim për sigurinë e Londrës

Raketat balistike, një kërcënim për sigurinë e Londrës
April 13
12:02 2016

Një ekspert anglez i mbrojtjes u shpreh se ekziston frika që grupet militante një ditë mund të përpiqen të godasin Londrën përmes raketave balistike. Sipas Peter Roberts, hulumtues i lartë në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore, kryeqyteti i Londrës mund të jetë një objektiv për grupet terroriste që mund të synojnë sulme spektakolare ose përçarje ekonomike.

“Londra është tërheqëse për syrin e terroristëve, pasi aq mirë sa ajo mbrohet, nuk kanë mënyrë tjetër për ta goditur atë. Numri i operacioneve të kryera nga shërbimet e sigurimit dhe policia e bëjnë kryeqytetin anglez një objektiv shumë të vështirë”, – u shpreh eksperti Roberts. Më tej, ai shtoi se vetëm duke parë sulmet në Bruksel mund të kuptohet se terroristët janë shumë më fluidë.

“Ata do të ndryshojnë metodat e tyre dhe objektivët e tyre. Parisi tashmë u bë një objektiv shumë i vështirë, ndaj ata sulmuan Brukselin. Londra është një objektiv i vështirë për një kamikaz, por jo aq e paarritshme nga raketat balistike”, – theksoi ai në vijim.

Autoritetet e sigurisë në Angli shprehen të shqetësuar lidhur me sulmet ndaj aleatëve të NATO-s dhe në vetë Mbretërinë e Bashkuar.

londra2

Komento