Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Racizmi, protestat “përfshijnë” dhe Britaninë e Madhe

Racizmi, protestat “përfshijnë” dhe Britaninë e Madhe
August 20
15:28 2016

E frymëzuar nga lëvizja antiraciste në SHBA, “Black Lives Matter” është lëvizja e krijuar në Britaninë e Madhe nga të gjithë njerëzit me ngjyrë që ndihen të persekutuar në shoqëri. Kjo lëvizje ka premtuar zhvillimin e më shumë protestave deri në përfundimin e krizës raciste në Britani.

Më 5 gusht të këtij viti, kjo lëvizje organizoi bllokimin e qarkullimit rrugor në të gjithë vendin për të ndërgjegjësuar njerëzit se zezakët në Mbretërinë e Bashkuar janë duke u përballur me një të keqe më të madhe se sa në Amerikë.

Dhjetëra persona u vunë në pranga pasi bllokuan qarkullimin në rrugën kryesore që çon për në aeroportin “Heathrow” të Londrës, ndër ta katër u mbajtën në paraburgim. Një ndër aktivistët e “Black Live Matter”, Joshua Virasami, paralajmëroi se ky është vetëm fillimi dhe theksoi se lëvizja do të zotohet të “shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ka në dispozicion për të kërkuar drejtësinë që meritojnë”.

Një raport i Komisionit për Barazinë dhe të Drejtat e Njeriut (EHRC) në 2010-n, zbuloi një shpërpjestim të dukshëm në numrin e të burgosurve. Numri i të burgosurve me ngjyrë është dyfishuar në një dekadë. Një tjetër shqyrtim i EHRC i të njëjti vit vuri në dukje: “Nëse je zezak, ka rreth gjashtë herë gjasa më shumë që të ndalohesh dhe kontrollohesh nga policia në Angli dhe Uells, krahasuar me një të bardhë.

Kjo lëvizja në Britaninë e Madhe u përkrah nga lëvizja që nisi të jetësohet në SHBA pas vrasjes së zezakëve nga efektivët e policisë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje