Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ra nga kati i gjashtë, për herë të parë flet portieri i Partizanit

Ra nga kati i gjashtë, për herë të parë flet portieri i Partizanit
October 08
08:17 2019

Pak ditë më parë qyteti i Tiranës u trondit nga lajmi se portieri i skuadrës së Partizanit, Aldo Teqja, ishte hedhur nga ballkoni i katit të gjashtë.

Sipas raportimeve të para nga mediat, Teqja ishte hedhur pas një gjendjeje të rënduar emocionale, për shkak të  një konflikti me partneren e tij. Megjithatë duket se e vërteta është ndryshe dhe këtë e konfirmon babai i futbollistit, i cili ka rrëfyer për “Top Channel”, se si ndodhi ngjarja:

Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion

Sipas familjarëve, mamaja i kishte kërkuar Aldos të rregullonte tendën në ballkon dhe gjatë kësaj kohe ai kishte pësuar aksidentin. Për fatin e tij të mirë. portieri është pritur nga tendat e shumta dhe ka rënë në bar, duke shpëtuar. Tashmë Aldo është jashtë rrezikut për jetën, këtë e konfirmojnë dhe dokotorët që e mbajnë në observim. Ndërkohë ai vetë tha:

Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës.

Shërim të shpejtë Aldo! /Blitz.al/

Burimi: Top Channel

Share