Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qytetet më të ndotura të botës. Ja ku ndodhet Tirana

Qytetet më të ndotura të botës. Ja ku ndodhet Tirana
November 07
16:28 2016

Bota sot vuan nga fenomene shkatërruese si ndotja, shkrirja e akujve, prerja masive e pyjeve e zmadhimi i vrimës së ozonit. Për ndotjen, disa qytete, kryeqendra të popullsisë, mbajnë kampion.

Tirana është përmendur shpesh në raportet e publikuara nga institutet që merren me matjen e ndotjes së ajrit, ujit etj.

Por ku ndodhet ajo në këto lista?

Sipas raportit më të fundit të Numbeo, një prej instituteve që merren me matjen e ndotjes në botë, Tirana renditet e 4-ta në Europë nga ndotja, me një indeks prej 77.96.

E para në listë është Tetova, më pas vjen Monako e Shkupi në vend të tretë.

Në botë, i pari është New Delhi, kryeqyteti i Indisë. Më pas vijnë në radhë, Mexico City, Los Angeles, Pekini, Addis Ababa, Londra dhe New York-u. /Blitz.al/

smogu

ndotja-2

ndotja-3

Komento
Shperndaje