Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qytetari tenton të futet në Kuvend: Dua të takoj Berishën

Qytetari tenton të futet në Kuvend: Dua të takoj Berishën
July 14
11:05 2016

Një qytetar ka tentuar paraditen e sotme të futet në ambientet e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, ku zhvillohet sot seanca plenare. Ai është ndaluar nga Garda e Republikës, e cila nuk e ka lejuar të vazhdojë më tej dhe më pas është shoqëruar për në Komisariatin nr. 1.

Mësohet se qytetari insistonte të takonte ish-kryeministrin, me të cilin nuk kishte lënë takim, por ndikuar nga prezenca e rregullt e Berishës në çdo seancë plenare. Nuk dihet konkretisht se ç’do të bisedonte qytetari me Berishën, i cili është shprehur thjesht se do i komunikonte disa probleme të tij.

Komento
Etiketimet
Shperndaje