Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qytet Studenti, 21-vjeçarja vritet në ditëlindjen e së motrës

Qytet Studenti, 21-vjeçarja vritet në ditëlindjen e së motrës
October 05
09:29 2016

Një 21-vjeçare nga qyteti i Fierit i ka dhënë fund jetës pasditen e djeshme në Qytetin Studenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, kur shtetësja me iniciale A. D., studente e Ekonomikut, është vetëvrarë duke pirë fostoksinë.

Referuar një dëshmie për “Jeta osh qef”, vajza mund të kishte shpëtuar nëse autoambulanca do kishte mbërritur në kohë. Sipas saj, erdhën më shpejt prindërit e saj nga Fieri sesa makina e ambulancës. Dëshmitarja shprehet se shkak i vonesës ishte bërë mungesa e shoferit të autoambulancës.

Nuk dihen arsyet e krimit që 21-vjeçarja kreu ditën e lindjes së të motrës. “Si ia bëre këtë motrës? Ajo sot kishte ditëlindjen”, – mësohet t’i ketë thënë babai në minutat e fundit të saj.

Dëshmitarja tregon se teksa prisnin ambulancën, prindërit e futën vajzën në makinën e tyre me ndihmën e sanitares dhe pas mbërritjes së mjetit të urgjencës, e zbritën vajzën nga makina dhe e transportuan në autoambulancë, por ndërkohë ajo kishte ndërruar jetë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje