Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Quajti të paaftë policinë e shtetit, Rama përjashton “Live” deputetin e PS

Quajti të paaftë policinë e shtetit, Rama përjashton “Live” deputetin e PS
September 07
11:59 2018

Deputeti i PS-së për Kurbinin. Gjeta Gjetani kritikoi dje Policinë e Shtetit për dy vrasjet e ndodhura në Mamurras. Ai e quajti të paaftë dhe të korruptuar gjithashtu u shpreh se do të kërkojë interpelancë në Parlament me ministrin e Brendshëm dhe në rast mos marrjes së masave do i kërkojë qytetarëve të Kurbinit të dilnin në protest.

Por sot në Asamblenë e e PS, kryeministri Rama gjatë fjalës së tij ka kërkuar shkarkimin e Gjetan Gjetanit. Sipas tij ai është i korruptuar dhe ka kërkuar ekskluzivitet për vendosjen e shefave të policisë në Kurbin. Gjithashtu Rama u shpreh se deputeti i Kurbinit ka shantazhuar përmes postit të tij.

“Nuk po e shoh këti dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur. Deputeti i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Kërkon ekskluzivitet të vendosë shefa policie në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit, bën deklarata pocaçi për policinë. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS” – tha Rama.

Burimi:News 24

 

 

Share