Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

QSUT, një person hidhet nga ndërtesa

QSUT, një person hidhet nga ndërtesa
November 30
10:46 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një person ka rënë nga njëra prej ndërtesave.

Bëhet me dije se në ndihmë të tij kanë shkuar menjëherë personeli më i afërt i mjekëve  dhe qytetarët e pranishëm, por nuk bëhet me dije gjendja shëndetësore.

Pak minuta pas ngjarjes policia dha informacionet e para.

Ngjarja ka ndodhur te godina e 6-katëshit te Gastrologjisë, ku nga parvazi i katit të katërt ka rënë shtetasi P.Sh, 53-vjeç, i ardhur nga qyteti i Durrësit.

Sipas policisë ky shtetas ka rënë aksidentalisht, pra nuk është hedhur. Megjithatë pritet në vijim të shikohet gjendja e tij shëndetësore për të marrë informacione të tjera për arsyet dhe rrethanat e këtij veprimi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje