Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qipro: Rrëmbehet një avion egjiptian! Bëhet ulje emergjente

Qipro: Rrëmbehet një avion egjiptian! Bëhet ulje emergjente
March 29
07:45 2016

Avioni i linjës “Egyptair” ka bërë një ulje emergjente në aeroportin “Larnaka” në Qipro, ku më pas autoritetet policore kanë bërë me dije lajmin e rrëmbimit të tij.

Piloti i avionit është kërcënuar nga një pasagjer që kishte treguar se kishte eksploziv dhe se do ta shpërthente nëse piloti nuk bënte ulje në Qipro. Përfaqësues të kompanisë ajrore kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një kamikaz.  Gjithashtu raportohet se ky i fundit ka veshur jelek shpërthyes.

Pas zbritjes në Qipro janë lejuar të largohen vetëm gratë dhe fëmijët egjiptianë të gjendur në avion, më pas të gjithë të tjerët, përveç stafit të kompanisë ajrore dhe 5 pasagjerëve me kombësi të huaj.

 

Vijon…

Komento
Etiketimet
Shperndaje