Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeveria vendos përfundimisht kufirin e taksës për blerjet online dhe për dërgesat jashtë vendit

Qeveria vendos përfundimisht kufirin e taksës për blerjet online dhe për dërgesat jashtë vendit
July 28
14:51 2016

Është folur shumë kohët e fundit mbi taksat e rritura për blerjet online. Gjithë dyshimet duket se janë konkretizuar pasi në mbledhjen e fundit qeveria ka vendosur përfundimisht për taksat e blerjeve online dhe dërgesat nga jashtë vendit.

Do të paguhet taksë për 22 euro blerje online ndërsa për dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë vendit kufiri do të jetë 45 euro.

Me një llogaritje të thjeshtë, blerësit duhet të kuptojnë se një taksë 22.4 përqind do të shtohet tek malli që ata blejnë (20% është TVSH dhe 2.4% është taksa doganore).

Kjo përqindje e rritur sipas qeverisë bëhet për të shmangur konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import. /Blitz.al/

Shperndaje