Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qeveria rrit taksat për makinat me gaz

Qeveria rrit taksat për makinat me gaz
November 14
10:58 2016

Duke nisur nga 1 janari, të gjithë shtetasit që zotërojnë një automjet  me gaz  do të paguajnë  më shumë për të furnizuar makinën.  Qeveria, në paketën e re fiskale, parashikon aplikimin e akcizës për gazin e lëngshëm që përdorin makinat në masën 13 lekë për litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar.

Deri sot gazi i lëngshëm  për automjetet është përjashtuar nga akciza, por në vende të Europës ai taksohet njësoj si nafta e benzina. Kjo pritet të ndikojë në rritjen e çmimit të gazit me 15 lekë për litër.

Sipas gazetës “Panorama”, aplikimi i akcizës do të sjellë shtrenjtim të çmimit, i cili pritet të variojë nga 60 lekë deri në 65 lekë për litër. Duke qenë se importi vjetor i gazit të lëngshëm për përdorim nga makinat është rreth 25 mijë tonë në vit, qeveria llogarit se efekti në të ardhurat buxhetore pritet të jetë 0.5 miliardë lekë nga akciza dhe 0.1 miliardë lekë nga TVSH-ja.

Nga janari i vitit të ardhshëm, kjo taksë do të paguhet nga automjetet me vlerë mbi 5 milionë lekë dhe me cilindrat mbi 3 mijë kubikë. Ulja e çmimit për aplikimin e taksës së makinave luksoze do të shtojë numrin e drejtuesve të automjeteve që do të paguajnë taksën e re. Drejtoria e Shërbimit të Transporteve rekomandon që për llogaritjen e taksës së luksit vetëm për efekt të çmimit të merret parasysh edhe mosha e mjetit./Blitz.al/

Komento
Shperndaje